Në supermarketet e kryeqytetit vijojnë të tregtohen produkte të cilat ndodhen në limitet e datës së skadencës, e për të cilat Conad, Spar apo Big Market ofrojnë çmime të ulura në ofertë.
Lidhur me këtë shqetësim, AKU bën të ditur se ligji i ushqimit ja njeh të drejtën e largimit të produkteve nga rafti vetëm tregtarit dhe kjo ndodh në kur produkti e ka tejkaluar datën e skadimit.
Mcn kontaktoi me ekspertin e teknologjisë ushqimore Abdyl Sinani, i cili bën të ditur se pavarësisht se ligji nuk e ka të shkruar, nga ana shëndetësore janë të dmësmshme pasi në prag të skadimit, mungesa e oksigjenit bën që të lindin myqet, të cilat janë kërcënim serioz për shëndetin.
Sipas Sinanit, menaxherët e supermarketeve duhet t’i largojnë këto produkte të paktën 1 javë para përfundimit të afatit të skadencës.



