Kërkon ndryshimin e masës së arrestit, vendimi për Berishën nesër në orën 09.00 (VIDEO)

Kërkon ndryshimin e masës së arrestit, vendimi për Berishën nesër në orën 09.00 (VIDEO)

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mbajt ditën e sotme seanca ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, ku ai nuk ishte i pranishëm.

Gjatë seancës e cila zgjati afro tre orë u shqyrtua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, me anë të së cilës nëpërmjet avokatëve të tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, ish-kreu i qeverisë kërkon që t’i rikthehet liria.

Por vendimi për kërkesën e tij u shty për ditën e nesërme në orën 09.00, të enjten e 25 janarit.

Po ashtu siç raporton për MCN Live, gazetari Arsen Rusta, Berisha i cili po hetohet për shpërdorim detyre lidhur me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”, kërkon edhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka caktuar edhe masën e sigurimit ndaj tij, por edhe prej faktit se kur ka qenë President e ka shkarkuar nga detyra.

Seanca e sotme nisi rreth orës 09:00 dhe kërkesa e ish-Kryeministrit u shqyrtua nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi e cila u zgjodh nëpërmjet shortit.

Kujtojmë që masa e arrestit ndaj Berishës u caktua më 30 dhjetor dhe që nga ajo ditë, ish-Kryeministri ndodhet në “arrest shtëpie”, ku në banesën e tij ka edhe një patrullë policie.

Ndërkohë që një ditë më parë Berisha u paraqit në SPAK, ai u mor në pyetje lidhur me çështjen “Partizani” për rreth dy orë.

Ditën e nesërme pritet të merret në pyetje Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy