
Në një javë, Policia Rrugore ka vendosur rreth 24 mijë masa administrative kryesisht gjoba për shoferët të cilët shkelin rregullat e qarkullimit.
Bëhet me dije nga autoritetet se 39 drejtues mjetesh janë arrestuar, pasi janë kapur në drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa patentë, 1456 të tjerë qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa rreth 10 mijë për parkim të gabuar.
Po ashtu, 1123 shoferë janë kapur për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 2134 për parakalime të gabuara, kurse 1235 për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Këto masa sipas Policisë, vijnë edhe për shkak të masave të shtuara kryesisht për fillimin e vitit të ri shkollor ndërsa apelon gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat.



