Rriten infektimet me COVID-19 në Itali dhe Francë, Gjermania shënon rekord që nga 25 prilli

Rriten infektimet me COVID-19 në Itali dhe Francë, Gjermania shënon rekord që nga 25 prilli

Dita e fundit ka regjistruar një shtim të rasteve të reja në Europë me koronavirus, me disa vende që kanë njohur shifra tepër të larta të regjistruara për her të fundit prej shokë kohësh.

Diçka të tillë e konfirmon rasti i Gjermanisë, që për herë të parë që nga fundi i prillit është rikthyer për të tejkaluar pragun e 2000 infeksioneve të reja në 24 orë. Sipas Institutit Robert Koch, qendra kombëtare epidemiologjike gjermane, rastet e fundit të identifikuara ishin 2055, duke tejkaluar kështu 2035 infeksionet e 25 prillit.

Ndërkohë në Itali pas shumë ditësh është kaluar pragu i njëmijë rasteve të reja. Autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 1071 raste të reja pozitiv (dje ishin 947), për një total prej  258.136 të prekurish nga Covid. Për t’u evidentuar fakti që sot në Itali humbën jetën tre persona nga koronavirusi, ndërsa dje ishin nëntë.

Një numër tepër i lartë rastesh është rregjistruar edhe në Francë, që brenda 24 orëve ka numëruar mbi 4500 persona të prekur.

Ndërkohë si rrjedhojë e gjithë situatës OBSH ka ndryshuar rekomandimet për mbajtjen e maskës duke e këshilluar atë deri për fëmijët në moshën 12 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy