Koronavirusi/ Rektori i Universitetit të Mjekësisë qytetarëve: Respektoni rregullat njësoj edhe pas hapjes

Koronavirusi/ Rektori i Universitetit të Mjekësisë qytetarëve: Respektoni rregullat njësoj edhe pas hapjes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një videomesazh nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, prof. Arben Gjata, i cili u drejtohet qytetarëve lidhur me situatën e koronavirusit.

Ai u bën thirrje atyre që të vijojnë të zbatojnë masat e distancimit social dhe higjienës personale, edhe gjatë periudhës së hapjes.

Sipas tij, edhe pse është fundi i periudhës shumë të vështirë të pandemisë, këto dy masa duhen zbatuar edhe në vijim.

“Jemi në fundin e periudhës shumë të vështirë që kaluam të gjithë së bashku gjatë kësaj epidemie shumë të rëndësishme. Janë duke u marrë masa të hapjes së ekonomisë, jetës sociale, të mënyrës si punojmë, si jetojmë. Jemi drejt një finishi, ku të gjithë kemi dhënë kontribut. Falënderimi i parë është për mjekët në vijën e parë, por pa ju, pa bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj, do të ishte e pamundur t’ia dilnim kësaj situate.

Do të kërkoja nga ju që të vazhdojmë të jemi të ndërgjegjshëm, që janë vetëm masat e distancimit fizik, ruajtja e distancës, e higjienës personale, që janë të domosdoshme t’i vazhdojmë edhe në këtë periudhë hapjeje, në mënyrë që të mos kemi kthim pas.

Është mënyra e vetme dhe e domosdoshme, që ne të përshtatemi me realitetin e ri, me mënyrat e reja të jetesës, deri në fund të epidemisë, dhe kur të kemi masa të sigurta që të luftojmë siç duhet këtë virus. Ju bëj thirrje të gjithëve të na e lehtësoni punën në të ardhmen, siç keni bërë deri tani, duke respektuar rregullat e distancimit dhe higjienës”, shprehet Gjata.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy