Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e akseve rrugore në vend, ku si pasojë e reshjeve janë shkaktuar probleme. Sipas ARRSH, akset rrugore kombëtare Skuraj-Burrel, Peshkopi-Qaf Draje, Librazhd–Zgosht, për shkak të reshjeve të shiut të cilat janë rikthyer gjatë natës dhe temperaturave të ulëta janë bllokuar.
Sipas të dhënave, në rajonin jugor janë rikthyer reshjet e shiut gjatë natës, ndërkohë që në atë veriorin temperaturat kanë qenë të ulëta, gjë që ka sjellë ngrica të mëdha nga pesha e të cilave kanë rënë shtylla dhe pemë në rrugën Bajram Curri-Valbonë, ku është bërë ndërhyrja e menjëhershme me mjete e punëtorë që të kthejnë qarkullimin e mjeteve në gjendje normale.
Megjithatë është duke u punuar për të bërë sa më shpejt të jetë e mundur pastrimin e tyre.



