Policia franceze ka arrestuar një shtetas rus i cili dyshohet se planifikonte të destabilizonte Lojërat Olimpike, tha të mërkurën zyra e prokurorit të Parisit, vetëm disa ditë para fillimit të Lojërave Olimpike.
40-vjeçari u ndalua të martën pasi policia mësyu në shtëpinë e tij me kërkesë të Ministrisë së Brendshme, tha në një deklaratë prokuroria.

Dëshmitë e gjetura në shtëpinë e tij ngritën frikën e qëllimit të tij për të organizuar ngjarje që mund të shkaktojnë destabilizimin gjatë Lojërave Olimpike.
Sportistët rusë do të lejohen të marrin pjesë në lojëra, vetëm në kushte strikte, duke konkurruar si neutral dhe jo nën ngjyrat e vendit të tyre.



