Barazimi në derbi, Dede: Zëvendësimet e Kolelës, të çuditshme

Barazimi në derbi, Dede: Zëvendësimet e Kolelës, të çuditshme

Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi barazimin në derbin mes Tiranës dhe Partizanit.

Dede deklaroi se zëvendësimet e Kolelës ishin të çuditshme, referuar këtu, largimit nga fusha të Mba dhe Da Silva, apo edhe të Rrapajt.  

Bëhet fjalë për vitrinën e një sezoni që luhej sot. Bëhet fjalë për ndeshjen e sezonit. Në parapërgatitje, Tirana vinte në opinion me mungesa dhe avantazhi ishte te Partizani. Deri sa shënoi golin, Partizani ishte pak superior.

Nuk më pëlqeu mënyra si u menaxhua ndeshja. Derbi jep një bukuri të veçantë. Teknikisht dhe taktikisht la shumë për të dëshiruar si ndeshje. Mënyra si u menaxhua avantazhi i Partizanit, ka shumë pikëpyetje. Kolelës sot nuk i shkoi asgjë mbarë.

Mba dhe Da Silva po fitonin çdo duel në zonën kundërshtare. Rrapaj po rritej shumë. Nëse nuk zotërojnë topin, fajin nuk e ka as Da Silva dhe as Mba. Janë të çuditshme zëvendësimet e Kolelës, e kemi thënë edhe javët e tjera. Tirana po luante një kundër një në të gjithë fushën. Diferencën e bëri Mba dhe Da Silva. Këta dy sulmues, për mendimin tim duhet të qëndronin deri në fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy