Mblidhet grupi i PS, Manja prezanton nismën për ndryshimet ligjore: Qëllimi funksionimi normal i institucioneve

Mblidhet grupi i PS, Manja prezanton nismën për ndryshimet ligjore: Qëllimi funksionimi normal i institucioneve

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja prezantoi nismën për ndryshimet ligjore, duke thënë se qëllimi është garantimi i funksionimit normal dhe pandërprerë dhe kushtetues të institucioneve duke ruajtur kompetencat e prokurorisë dhe gjykatave.

 

Nisma vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e ministres.

 

Është një nisëm që synon të plotësojë një boshllëk ligjor në nenin 242/2. Ky nen ka të bëjë me masat ndaluese që ka kodi i procedurës penale. Në pikën 1 të këtij neni sqarohet kompetenca që ka gjykata në masat, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i ushtrimit nga detyra. Ne jemi tek pezullimi nga detyra. 

 

Në pikën 2 të këtij neni thuhet se masa e pezullimit nga detyra nuk shtrihet ndaj personave të zgjidhur sipas ligjit elektoral. Referuar kodi zgjedhor sipas ligjit elektoral sot në Shqipëri zgjidhen anëtarët e këshillit bashkiak, kryetarët e bashkive dhe deputetet.Ne propozojmë që në pikën 2, pra të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilave nuk mund të jepet si masë pezullimi nga detyra. 

 

Ky rreth subjektesh shtohet me presidentin, avokatin e popullit, kryeministrin, zv.kryeministrin dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e KLSH. Pra nga tre subjekte që neni 242 i kodit të procedurës penale e përjashton masën e pezullimit nga detyra i shtohen edhe 7 subjekte të tjera. I jemi referuar strikt kushtetutës së republikës dhe që përbejnë shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës.

 Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy