Macron: Njohja e shtetit palestinez është një domosdoshmëri politike

Macron: Njohja e shtetit palestinez është një domosdoshmëri politike

Ndërsa turneu i tij në Azinë Juglindore  po i afrohet fundit këtë të premte, më 30 maj, Presidenti francez Emmanuel Macron foli për konfliktin në Gaza  në një konferencë për shtyp në Singapor.

Njohja e një shteti palestinez nuk është thjesht një detyrë morale, por një domosdoshmëri politike.

Kështu tha Presidenti francez Emmanuel Macron.

Macron renditi disa kushte për të ndërmarrë këtë hap, përpara një konference të OKB-së mbi këtë temë në të cilën ai do të marrë pjesë më 18 qershor.

Kushtet që të njihet shteti palestinez përfshijnë lirimin e pengjeve nga Hamasi,  çmilitarizimin e lëvizjes islamiste palestineze, mospjesëmarrjen e saj në qeverisjen e atij shteti, reformimin e Autoritetit Palestinez, njohjen e Izraelit dhe të drejtës së tij për të jetuar në siguri, si dhe krijimin e  një arkitekture sigurie në të gjithë rajonin. Kjo është ajo për të cilën do të përpiqemi së bashku të angazhohemi në këtë moment të rëndësishëm më 18 qershor, dhe unë do të jem aty.

Ai shtoi gjithashtu se evropianët duhet të forcojnë qëndrimin e tyre kolektiv kundër Izraelit nëse nuk ka një përgjigje të përshtatshme ndaj situatës humanitare që do të ofrohet në orët dhe ditët në vijim në Rripin e Gazës.Franca po bashkë-kryeson me Arabinë Saudite një konferencë ndërkombëtare mbi të ashtuquajturën zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën në OKB në Nju Jork nga 17 deri më 20 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy