Kuptimi që fshihet pas veshjes së Melania Trump, në momentin kur u largua nga Shtëpia e Bardhë

Kuptimi që fshihet pas veshjes së Melania Trump, në momentin kur u largua nga Shtëpia e Bardhë

Nuk kemi dyshuar asnjëherë në shijet e Zonjës së Parë në largim, Melania Trump, pavarësisht se revistat e njohura të modës nuk e bënë në asnjë moment për katër vite pjesë të kopertinave të tyre. Qëndrimi, stili dhe eleganca e Melania-s mbetet unike.

Sot ajo dhe Donald Trump u larguan nga Shtëpia e Bardhë. Ai i veshur me pamjen e tij klasike, kostum të zi dhe kollare të bardhë, ndërsa ish-modelja 51-vjeçare e gjitha me të zeza.

Mediat e komentuan veshjen e Melania Trump si një grua në zi, të kompletuar me syze dielli të errëta, këpucët e Christian Louboutin 795 dollarë, dorashkat e zeza dhe çantën 70,000 dollarëshe të Hermes Birkin.

Melania u sigurua që t’i vinte vulën statusit të saj si një nga Zonjat e Parë më në modë të vendit.

"Zonja jonë e Parë ka qenë një grua me mirësi, hijeshi dhe kaq e pëlqyer nga njerëzit", tha Donald Trump para gazetarëve, pasi doli nga Shtëpia e Bardhë për dore me bashkëshorten e tij.

“Të qenit Zonja juaj e Parë ishte nderi im më i madh. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Ju do të jeni në mendimet dhe lutjet e mia. Zoti ju bekoftë të gjithëve, Zoti i bekoftë familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë këtë komb të bukur”, tha më pas Melania.

Por ndërsa mediat e komentuan si mbajtje zi veshjen e saj, ngjyra e zezë  sipas shumë ekspertëve të modës cilësohet si një zgjedhje e fuqishme në sytë e publikut, për të treguar seriozitet, besueshmëri dhe forcë. Gjithashtu ajo përcjell shumë vetëbesim. E zeza është ngjyra që duhet të vishni kur përpiqeni të bëni përshtypje, kur doni të bindni dikë ose përfitoni mbështetje.

E zeza është sublime dhe zbeh sfondin. Melania ia arriti të tërhiqte vëmendjen edhe në ditën e largimit nga Shtëpia e Bardhë!

*MCN.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy