Sulmi kibernetik ndaj institucioneve të larta, Ukraina: Rusia kërkon të mbjellë panik

Sulmi kibernetik ndaj institucioneve të larta, Ukraina: Rusia kërkon të mbjellë panik

Ukraina drejton gishtin drejt Rusisë për sulmet kibernetike të cilat rrëzuan faqen e ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura dhe ndërprenë shërbimet bankare në dy prej bankave më të mëdha në vend.

Ndonëse Kremlini ka mohuar përfshirjen në sulmet masive kibernetike, Ukraina, pretendon se një gjë e tillë bëhet nga pala ruse për të mbjellë panik dhe për të rrëzuar sistemin e saj financiar.

“Dje, më 15 shkurt, ndodhi sulmi më i madh kibernetik në historinë e Ukrainës në faqet e internetit të qeverisë dhe në sektorin bankar”, tha zëvendëskryeministri Mykhailo Fedorov, në një konferencë të përbashkët për mediat, bashkë me zyrtarë të lartë.

Sipas tij, ky sulm është i paprecedentë dhe i përgatitur paraprakisht.

“Qëllimi kryesor i këtij sulmi është destabilizimi, mbjellja e panikut dhe të bërit gjithçka që të shfaqet kaos në vendin tonë”, deklaroi Fedorov.

llya Vityuk, Shef i Departamentit të Sigurisë Kibernetike në sigurimin shtetëror tha se është shumë herët për të identifikuar autorët.

“Ne e dimë se i vetmi vend që është i interesuar për sulme të tilla ndaj shtetit tonë, veçanërisht në sfondin e panikut masiv për një pushtim të mundshëm ushtarak, është Federata Ruse”, deklaroi më tej Fedorov.

Ai tha se sulmet erdhën nga shumë vende dhe përfshinin adresa IP nga Rusia, Kina, Uzbekistani dhe Republika Çeke.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy