Malaj: Qenia njerëzore është me orë pune, njeriu duhet të jetë i mirë aq sa duhet

Malaj: Qenia njerëzore është me orë pune, njeriu duhet të jetë i mirë aq sa duhet

Ish-deputetja Nora Malaj ndan mendimin se të gjitha problemet nisin që në momentin e lindjes dhe se në momentin e fundit, ke mundësi të shohësh dhe të thuash se sa shumë energji ke dhënë dhe se sa shumë energji i kanë marrë njerëzit. Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se qenia njerëzore është një qenie me orë pune dhe se nuk do të jetojnë në të përjetshme. “Kur shkojmë para altarit dhe themi do të jemi me njeri tjetrin deri sa vdekja të na ndajë, mendojmë se vdekja nuk dihet se kur vjen. Por atje ku nis ora e lindjes, është dhe ora e vdekjes dhe puna është se nuk ke kohë të riparosh gjërat. Ndaj mund të ndihmosh fëmijët e tu, nipërit dhe mbesat dhe në ca cikle të caktuara duhet ti lësh edhe të gabojnë që të mësojnë. Dhe në ca cikle të caktuara të përcjellësh energjinë e mirë. Unë energjinë nuk e marrë nga njerëzit, por tek ato elementë që më mbushin mua shpirtërisht. Se shpirti është si kullesa e makaronave, brenda hidhet dhe elementi pozitiv dhe ai negativ. Puna është se kush prevalon e keqja apo e mira. Nëse prevalon e keqja, zihen ato vrimat dhe zhduket e keqja. Nëse dominon e keqja, zor se mund të kthehesh në pozitivitet. Çdo gjë kur e kalon masën të kthehet në kundërtën e saj. Njeriu duhet të jetë i mirë aq sa duhet, duhet të krijosh ekuilibër të tillë, që as mos të të hanë dhe as mos të të pështyjnë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy