Von Cramon: Duhet hetim ndërkombëtar për zgjedhjet në Serbi

Von Cramon: Duhet hetim ndërkombëtar për zgjedhjet në Serbi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kërkuar një hetim ndërkombëtar mbi zgjedhjet në Serbi, për shkak të parregullsive para dhe gjatë ditës së votimeve.

Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se ka qenë anëtare e delegacionit për vëzhgimin e procesit zgjedhor në Serbi. Mandej ajo thekson se ky proces u zhvillua në kushte të pabarabarta mes partisë e cila ishte në pushtet dhe opozitës, duke deklaruar se kishte keqpërdorim të burimeve administrative, blerje të votave dhe shkelje të fshehtësisë së votës.

“Ne dëshmuam raste të sjelljes së organizuar të votuesve nga Republika Srpska dhe frikësimit të votuesve. Ne prisnim absolutisht standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat për anëtarësim në BE. Nevojitet një mbikëqyrje ndërkombëtare dhe një hetim i plotë”, shprehet von Cramon.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy