Situatë kritike financiare/ Rama: S’tolerojmë më, do marrim bashkitë në administrim po shkuan në kolaps

Situatë kritike financiare/ Rama: S’tolerojmë më, do marrim bashkitë në administrim po shkuan në kolaps

Kryeministri Rama i ka kritikuar të gjithë krerët e bashkisë për faktin se nuk kanë aktivitet për të rigjeneruar para. Gjatë fjalës së tij ai ui kërkoi bashkive që të mendojnë për të shtuar burimet e tyre financiare me të ardhura që burojnë nga tregu, sepse sipas tij mundësitë i kanë.

Rritja e performancës së bashkive është një prioritet për ne, të gjithë së bashku. Bashkitë të mendojnë për të shtuar burimet e tyre financiare me të ardhura që burojnë nga tregu. Është e dhëna më dramatike në këto 30 vite që volume i aktiviteteve që lidh bashkitë me krijimin e të ardhurave jo buxhetore është minimal, afër zeros. Është e pamundur që ne ende sot në nivel bashkiak, që nga Tirana, të mos kemi asnjë aktivitet ekonomik të pavarur që prodhon të ardhura. Duke filluar nga ndërtimi. Bashkitë i kanë të gjithë mundësitë që të ndërtojnë dhe të fitojnë para për buxhetin e tyre.

Më tej Rama paralajmëroi se do t’i marrë nën administrim bashkitë që nuk ndryshojnë situatën e rëndë financiare në të cilën ndodhen.

Një gjë që ministrja nuk e tha, mbase donte të ma linte mua. Mua mi lënë lajmet e kqëiaj.  Ne do të marrim masa në rast të mos përmbushjes së detyrimeve në raport me disiplinën financiare. Do t’ua marrim bashkinë në administrim. Siç ndodh në të gjithë botën. Ne nuk po kërkojmë diçka që nuk bëhet, që kërkon dhimbje të papërballueshme. Po kërkojmë disiplinë. Bashkitë duhet të organizojnë aktivitetin e tyre ekonomik dhe financiar fitimprurës. Është absolutisht i mundur, kërkon vetëm vullnet dhe vizion.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy