
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviç, thotë se nëse situata përshkallëzohet më tej në veri të Kosovës, ushtria është gati. Ai shprehet se Forcat e Armatosura të Serbisë, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe me Kartën e OKB-së, nëse marrin urdhër nga Komandanti Suprem, do t'i kryejnë plotësisht të gjitha detyrat e tyre në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë. “Në përputhje me të gjitha faktet dhe për shkak të bashkëpunimit korrekt dhe profesional që kemi, e njoftova komandantin e KFOR-it se po i përcjellim me ankth të madh ngjarjet dhe kërkojmë që të merren masa urgjente për mbrojtjen e popullit serb dhe të drejtën e tij për mbijetesë. Kjo është kërkesa jonë për njësitë e KFOR-it, gjithë KFOR-in dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të sigurisë”, tha Mojsiloviç.



