
Dikur ‘Miss Shqipëria 2007’ dhe sot arkitekte Egla Harxhi, jeton në Francë ku ka ndërtuar jetën e saj shpesh edhe mes Shqipërisë dhe Francës.
Nënë e një djali, për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo erdhi me një rrëfim ndryshe të tërë jetës së saj të kaluar si në aspektin personal dhe profesional.
Egla, u ndal edhe te ndarja dhe ribashkimi me bashkëshortin, fotografin Alexandre de Basseville, i njohur si “princi i Libofshës”.
Franca më solli karrierën dhe dashurinë. Sa i takon lidhjes me Alexandrin, ne të dy jemi shume intensiv si tipa dhe duke qitur atë që kemi përjetuar do jepja një mesazh që njeriu nuk është i detyruar të ketë të njëjtat qëndrime deri në fund të jetës së tij.
Mendoj se përkundrazi do isha kundër në një farë mënyrë, por jam por idesë se çdo individ me tërë ndërgjegjen e plotë mendore, ka të drejtën të zgjedh jetën që do sidomos jetën seksuale që do.
Por ardhja në jetë e një fëmijë, do thoja se është përgjegjësi që ti ke ndaj një qenie që varet nga ti, atëherë ajo tejkalon çdo dëshirë personale që dikush duhet te ketë.
Djali ynë sot 6 vjeç ka talent shumë për pikturë, ka më stoqe vizatime dhe ka dëshirë të madhe për matematike, i do numrat shumë.
Sa i takon çështjes nëse do të rikthehej prape në Shqipëri mbase për jetë dhe planë punë, Egla shpreh momentalisht hezitim.
E dua jashtë mase Shqipërinë, vibrimi i asaj tokë më mungon. Problemi është se Shqipëria ende ka punë para vetës.
Evropa poashtu nuk është fushë me lule, ka edhe ajo probleme të mëdha dhe jeta këtu nuk është e lehtë. Por janë disa të drejta bazike që mohohen akoma në Shqipëri, siç janë e drejta shëndetësore, e punësimit, që në Evropa tashme janë ezauruar, kurse këtu duhet të kesh ose miq ose të futesh në politikë të arrish diçka.
Prandaj për momentin nuk e shohim kthimin, mbase në pleqëri.



