Kreu i kuvendit Ilir Meta po zhvillon një vizitë në Suedi. Gjatë qëndrimit në Stokholm, Meta takoi Ministren për Zhvillim dhe Bashkëpunim, znj. Isabella Lovin.
Meta garantoi ministren suedeze se vendi ynë do të përmbushë të gjitha prioritetet për të aderuar në familjen e madhe. Kreu i kuvendit vuri theksin në reformën në drejtësi lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë jetësore për Shqipërinë.



