Trump heq dorë nga bizneset për Shtëpinë e Bardhë

Trump heq dorë nga bizneset për Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump do të dalë në konferencë shtypi më 15 dhjetor për të dhënë detaje të mëtejshme për mënyrën e drejtimit të presidencës duke hequr dorë nga menaxhimi i perandorisë së tij ndërkombëtare të pasurive të patunshme për të shmangur çdo dyshim për konflikt të mundshëm interesi, njoftoi sot presidenti i sapozgjedhur në Twitter.

Trump saktësoi se do të dalë në një konference shtypi në Nju Jork në prani të fëmijëve të tij.

Fokusi i kësaj konference shtypi do të jetë i lidhur me faktin e tërheqjes nga bizneset e tij për t’u përqëndruar plotësisht dhe tërësisht drejtimit të vendit dhe për t’i rikthyer Amerikës shkëlqimin e dikurshëm », u shpreh ai në Twitter.

Çështje të shumta që kanë të bëjnë me konfliktin e interesit janë ngritur pas zgjedhjes së tij surprizë në Shtëpinë e Bardhë, të një miliarderi në krye të një perandorie ekonomike me degë te shumta  në të gjithë botën.

Në një seri postimesh në Twitter ai u fokusua vetëm në këtë çëshje, Trump rikonfirmoi se nga ana ligjore nuk ka asnjë detyrim të distancohet nga drejtimi i bizneseve të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy