Duro: Zyrat e këmbimit valutor kërkojnë vëmendje të shtuar, problem mungesa e raportimit periodik në Bankën Qendrore

Duro: Zyrat e këmbimit valutor kërkojnë vëmendje të shtuar, problem mungesa e raportimit periodik në Bankën Qendrore

Eksperti i ekonomisë Enton Duro, thotë se zyrat e këmbimit valutor janë një nga sektorët më pak të monitoruar nga të tjerët dhe kërkon vëmendje të shtuar.

Duke folur për emisionin MCN Economy, Duro deklaroi se zyrat e kursit të këmbimit prekin me specifikat që ka pastrimi i parave që vijnë nga burime kriminale.

Sipas tij, ndoshta edhe si rezultat i financimit të shumë mekanizmave të gjerë, sektori i këmbimit valutor vë një sasi të konsiderueshme parash në qarkullim.

Kërkon vëmendje, masat e Bankës Qendrore japin një sinjal për këtë sektor që duhet të jetë në monitorim, duke iu përgjigjur kontekstit që ne po kalojmë.

Tregu i parasë nëpërmjet zyrave të këmbimit valutor, vihet re trendi të Banka Qendrore që në bazë të tyre publikon kursin zyrtar të këmbimit. Askush nuk e di se sa para po qarkullon.

Banka e Shqipërisë në përgjithësi ka pasur në vëmendje dhe nisma që merren me një produkt i cili është i vështirë të monitorohet, paraja kesh.

Prioriteti i Bankës së Shqipërisë ka ndryshuar drejtimin drejt rriskut të besimit, rriskut potencial që lidhet me pastrimin dhe parandalimin e parave të pista.

Nëse do të hapësh një biznes duhet të shkosh në bankë të hapësh llogari bankare, duhet të identifikojnë, raportojnë te strukturat për të parë nëse është në rregull.

Bankat duhet të jenë mbikëqyrëse te bizneset që regjistrohen. Vëmendja kryesore e gjithë mbikëqyrjes për vitin 2021 ka qenë e fokusuar tek parandalimi dhe pastrimi i parave me natyrë kriminale.

Sistemi ynë financiar, pas vitit 1996 ka qenë një sistem i qëndrueshëm me gjithë problematikat që ka pasur. Nëse ka një element pozitiv, është këndvështrimi afatgjatë i Bankës së Shqipërisë dhe influencat e pakta të politikës.

Në vitin 2009 kriza financiare nuk e preku sistemin tonë bankar. Asnjë bankë nuk falimentoi dhe procesi vijoi sërish.

Edhe në krizën e vitit 2020 pati ulje të performancës të sistemit bankat, por në vitin 2021 pati një rimëkëmbje shumë të shpejtë.

Për kurset e këmbimit, problematikë është mungesa e raportimit në Bankën Qendrore. Duhet të kenë raportim periodik, ky ishte shkaku kryesor i revokimit të licencës së 12 agjencive që nuk do të jenë më në treg.

Lidhur me arsyen se pse zyrat e këmbimit valutor janë lënë jashtë fiskalizimit dhe me vetëdeklarim, Duro deklaroi se sektori bankar nuk është pjesë e TVSH dhe se nëpërmjet parasë krijon vlerë të shtuar por se nuk mund të fiskalizohet si produktet e tjera.

Ai mbështeti mendimin se ekonomia shqiptare mund të falimentojë në 6 muaj, pasi gjysmën e të ardhurave i ka gjysmën e saj te pjesa informale dhe se nëse e shkëput një pjesë humb gravitetin e saj. Në këtë drejtim kërkoi që vëmendja kryesore të shkojë tek sistemi financiar.

Duro shtoi se sektorët që kanë nevojë për kapital, si ai bujqësor kanë qenë të nënfinancuar.

Ai tha se ka pasur edhe diskutim dhe nëse do parë banka si institucion, nënvizoi se është institucion financiar por edhe institucione që duhet të krijojnë besim.

Bankat e nivelit të dytë karakterizohen si banka që ndjekin ciklin ekonomik. Banka të sheh si një individ që mund të kesh risk zero. Bankat e kanë bërë mirë këtë funksion, por nuk iu ka shërbyer të gjithë sektorëve.

Ndërsa amnistinë e parave të padeklaruara, Duro se në aspektin e shifrave tregjet ndërkombëtare nuk do të vuajnë, nëse ne legalizojmë paranë shqiptare.

Nëse amnistia fiskale do të vihet në funksionim, do të shohim çfarë do të ndodhë. Por i gjithë sistemi jonë i përgjigjet pastaj vitit 0 me një mënyrë të qartë legjislative që nuk lejon hapësira për furnizimin e tregjeve informale.

Roli i Bankës Qendrore duhet të jetë shumë më i shpejtë për mënyrën që sistemi ynë të mos lërë kanale të hapura për informalitet, se në të kundërt kthehemi pastaj aty ku u nisëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy