Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e konsideroi protestën e 12 nëntorit si një ditë shumë të rëndësishme për demokracinë.
Në një konferencë për media të mbajtur sot Meta tha:
Ne i kemi ftuar qytetarët dhe jemi të sigurt se mezi e kanë pritur një datë për të shprehur padurimin e tyre për ndryshim dhe protestën e tyre për të gjitha këto skandale të llahtarshme ku është zhytur kjo qeveri që ka goditur perspektiven e vendit dhe ka vrarë shpresën e të rinjve. 12 nëntori do të jetë një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe rizgjimin e dinjitetit kombëtar”.
Kreu i PL tha se qeveria duhet të bashkëpunojë me autoritetet britanike dhe t’i trajtojë me dinjitet qytetarët tanë, duke theksuar se “mafia në pushtet” është shkaktarja kryesore e humbjes së perspektivës së të rinjve.
Mafia në pushtet shkaktarja kryesore e humbjes së perspektivës së këtyre të rinjve. Ndërkohë që qeveria duhet të ulë kokën për këto pasoja tragjike që i ka shkaktuar vendit dhe të forcojë bashkëpunimin me autoritetet franceze. Të bashkëpunojë më autoritetet britanike që t’i trajtojë me dinjitet qytetarët tanë. Ndërkohë këtu në vend ky kryeministër dhe kjo qeveri vijon të godasë investitorët vendas të favorizojë monopolet. Këtë e tregon më së miri, paketa fiskale”.



