
Autoritetet iraniane kanë dënuar me vdekje një grua shtatzënë me origjinë kurdë, e akuzuar për djegien e një fotografie të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Ruhollah Khomeini.
Një lajm i tillë bëhet i ditur nga rrjeti panarab me pronësi saudite “Al Arabiya”, sipas të cilit gruaja rrezikon ekzekutim urgjent.
Nga ana e tij, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje për “veprim urgjent” për të kundërshtuar vendimin.
Në fillim të janarit, gjyqësori iranian dënoi me vdekje një djalë 18-vjeçar i akuzuar se kishte “drejtuar” trazirat në Iranin verior, në qytetin Nushahr.
Dënimi i tij erdhi disa ditë pas dënimit të dhënë kundër Mehdi Mohammadi Fard dhe Mohammad Boroghani, dy të rinj të moshës 18 dhe 19 vjeç të arrestuar në kuadër të protestave të vazhdueshme që kanë karakterizuar vendin që nga 17 shtatori, të cilat shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini në paraburgim, një 22-vjeçare kurde, e cila vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit për thyerjen e kodit të veshjes i cili kërkon që gratë të mbanin shami.



