
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, kë bërë të ditur se zyrtarisht zyrtarisht në regjistrin e partive politike në gjykatën e Tiranës, kryetar i PD rezulton Lulzim Basha edhe pse ky i fundit është dorëhequr.
Pra, sipas tij, kryetar nuk figuron as Berisha dhe as Enkelejd Alibeaj.
Po të dëgjoni, shumë vetë thonë nuk ka vendim gjykate. Por, ka vendim gjykate. Në prill gjykata vendosi, njohim mbledhjen e Kuvendit të PD, organit më të lartë, ka ndryshuar statuti i partisë, ndryshoi logon dhe vulën e partisë, njohu shkarkimin e kryetarit të partisë dhe e fundit, ka pranuar ngritjen e një organit kolegjial drejtues, siç ishte Komisioni i Rithemelimit. Ne kemi bërë zgjedhje, është zgjedhur Berisha kryetar. Në këtë moment ka vendim gjykate.
Nuk regjistrohet dot Berisha, sepse duhet të regjistrohet në regjistër vendimi i gjykatës. Administrata e gjykatës, që kontrollohet nga Ministri i Drejtësisë e mban peng. Basha u zgjodh në 2021, u çua nga PD kërkesa për regjistrim në korrik, gjeti të regjistruar ankimin e Edith Harxhi. Gjykata njohu menjëherë zgjedhjen e Bashës, pa marrë parasysh ankimin. Kurse vendimin që njohu shkarkimin e Lulzim Bashës, e mbajnë pezull. Pse? Sepse jep porosi qeveria. Kjo është pengmarrje e pluralizmit.
Po të shkojmë sot, Basha rezulton kryetar i PD, sepse bëhet verifikimi nga regjistri.
Në regjistër nuk është as Berisha dhe as Alibeaj. Është Lulzim Basha. Edhe pse Basha ka dhënë dorëheqjen, ky fakt nuk është.



