Viti i ri akademik/ Sula: Rënie drastike e numrit të studentëve. 1 në 3 të diplomuar pa punë

Viti i ri akademik/ Sula: Rënie drastike e numrit të studentëve. 1 në 3 të diplomuar pa punë

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, flet për rënie drastike të numrit studentëve në këtë vit të ri akademik.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ajo u shpreh se 1 nga 3 të diplomuar nga mosha 23 deri në 30 vjeç janë të papunë.

 

Sipas saj, diplomat tona universitare, nuk përshtaten me tregun e punës. 

 

Rënia e numrit të studentëve është drastike vit pas viti, 5% çdo vit në sistemin universitar. Sot nuk kemi të dhëna të sakta se jemi ende në proces të regjistrimit, është mbyllur faza e fundit në 5 tetor por ka dhe një proces tjetër të regjistrimit manual të studentëve. Por nga të dhënat paraprake kemi nxjerrë se numri i studentëve në auditor ka rënë me 5%. 

 

Auditorët janë bosh, në Shkodër, Gjirokastër, Elbasan apo Vlorë, do shikoni që ka dy studentë në një klasë, për të mos thënë që ka 1 studentë. Edhe këtë vit akademik numri i studentëve ka rënë si çdo vit tjetër. Kjo është një ngjarje që vazhdon në 7-8 vitet e fundit. Kostoja luan rolin e vetë. Nuk ka shtëpi me qira pa 500-600 euro, por jeta e përditshme e studentit parashikon dhe ushqimet dhe librat. Dhe jeta e studentit shkon baraz me atë të studentit në Itali apo Gjermani. 

 

Kur rriten çmimet e produkteve të shportës, ata do ushqehen. Kur shteti nuk investon për konvikte, studenti do të bëjë një jetë të gjithën me krahët e veta ose të familjes. Godinat e konvikteve janë në gjendje skandaloze, me tualete në fund të korridorit. 

 

Qeveria duhet të ofronte kapacitete akomoduese për studentët dhe të ofronte bursa për qiratë e akomodimit, ku qeveria merr përsipër t’i rimbursojë një përqindje të caktuar të kostos së strehimit. Por kjo qeveri nuk ka bërë asgjë. 

 

Diplomat tona universitare nuk përshtaten me tregun e punës. Sot nga mosha 23 deri në 30 vjeç, rreth 1/3 e studentëve janë pa punë sepse nuk ka vende pune. Ose thënë ndryshe 1 në 3 studentë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy