
Gjenerali amerikan Wesley Clark ka përsëritur apelin e tij drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian të reagojnë në mënyrë urgjente, sepse në rajonin e Ballkanit sipas tij janë të pranishme fuqitë e jashtme të cilat po krijojnë stres.
Duke e konsideruar si të brishtë historinë e Ballkanit, në një intervistë për televizionin e Sarajevës N1, Clark paralajmëron se deklaratat e ashpra dhe veprat agresive mund të shkatkojnë konflikti në Ballkan më shpejtë se kudo në botë.
“Po, duhet të jemi të shqetësuar. Duhet që Ballkani Perëndimor të ntitet përpara, në civilizim perëndimor dhe civilizim transatlantik, edhe kjo të bëhët sa më shpejtë të jetë e mundur. Ballkani është mbi pllakën tektonike të racës njerëzore, ky është rajoni ku historikisht janë konfrontuar civilizimet, dhe ende janë duke u konfrontuar. Kështu që është vlerësimi i drejtë se ne duhet ta shfrytëzojmë NATO-n dhe të sigurojmë siguri ushtarake", theksoi ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, në periudhën e bombardimeve në Serbi. Ndër të tjera, Klark shton se edhe qeverive të vendeve në Rajon u duhet të punojnë shumë për të arritur progres, punë që sipas tij duhet të fokusohet në luftën kundër korrupsionit.



