Voton Haradinaj dhe fton qytetarët të vendosin për fatin e tyre

Voton Haradinaj dhe fton qytetarët të vendosin për fatin e tyre

I nominuari për kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, në orën 09:00, bashkë me bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj, i është drejtuar kutive të votimit në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Pas votimit Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëvë që të dalin në votim dhe të vendosin për fatin e tyre, raporton Express.

“Votova sot bashkë me Anitën, ju bëj thirje qytetarëve të dalin në votime… vota ka rëndësi dhe vendimi i sotëm e ka peshën e vet”- tha ndër të tjera Haradinaj.

Njejtë edhe bashkëshortja e tij i ka ftuar qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

Nga ora 07:00 e mëngjesit, ka filluar hapja e vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm. Me votën e tyre, qytetarët do ta caktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy