
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se vrasjet e 21 Janarit, janë vrasje shtetërore dhe se që në krye të herës, provat u prishën që dy ditët e para.
Sipas tij, edhe sikur SPAK të marrë në pyetje ish-pushtetarët, ngjarja do ngelet dhe do përsëritet në këkrim të provave.
Artani thotë se kjo është një audio 30 minuta tek dëgjohen gardistë duke folur me njëri-tjetrin.
Në fund të ditës, i gjithë ky proces është shkartuar që dy ditët e para kur ka ndodhur, të gjitha provat e mundshme që të vërtetonin se çfarë ka ndodhur atje janë prishur atje.
Në asnjë moment më pas përtej shkallëve që eskaloj procesi, nuk e ndihmuan të gjenin prova.
Në këtë moment kemi audion. Me gjithë vullnetin e madh të SPAK për ta hetuar çështje, me gjithë paradat e mundshme qe do të marrë SPAK, për ta thërritur ish-presidentin, ish kryeministrin, ish-kryetari i opozitës publiku ka perceptuar se autori i kësaj ngjarje është Sali Berisha, ai i ka dhënë urdhër Lul Bashës, ai i ka dhënë urdhër Ndrea Prendit, ai gardistëve, që të qëllohet mbi njerëzit.
Tani a do dali Prendi të thotë se po më ka dhënë urdhër Basha, dhe ai të thotë që Berisha më ka dhënë urdhër,
Kështu që ngjarja do ngelet do përsëritet, edhe nëse dikush do thotë, duhen prape prova për ta vërtetuar.



