Somelierja Cenko: Nuk ka verë të keqe por duhet të dimë ta dallojmë. Truket si duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur

Somelierja Cenko: Nuk ka verë të keqe por duhet të dimë ta dallojmë. Truket si duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur

Po konsumojmë një verë cilësore apo jo, është pyetja që ngremë shpesh kur frekuentojmë restorante ose jo vetëm.

Drupal Ad

 

 

 

Për somalierën Entela Cenko, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, nuk ka verë të keqe, por pjesa e fermentimit është ajo që bën diferencën, nëse arrijmë ta dallojmë.

Nuk ka një verë të keqe por është pjesa e fermentimit që nuk është e mirë, ajo ndan atë diferencën që nëse është verë apo është ajo që kalon si uthull, thartira është pjesa e uthullës.

Cenko, sjell në vëmendje disa truqe të vogla, sa i takon njohjes së një verë të bardhë cilësore, përmes ngjyrës që na serviret.

Disa detaje te pjesa e një zgjedhjeve të një varieteti se çfarë është. Te vera e bardhë duhet të ketë ngjyrën, duhet ta ketë atë pjesën e kashtës të verdhë, të anoj pak me barishte, sepse është kjo pjesa e freskët që duhet të kuptosh, nëse vjen më shumë e dendur, më intence në kolor, ajo është e dekompozuar, d.m.th. nuk mund të arrihet të konsumohet.

Nëse është një verë e vjetër, mund të kaloj në një ngjyrë më të errët, më intence, por gjithmonë duhet të kuptojmë edhe te ngjyra. Ngjyra është ajo një indikator kryesor, fillestar për pjesën e freskët.

Por një kamerier që do të hapi shishen, gjithmonë duhet ta hapi përballë klientit, që të kuptosh se ajo shishe nuk ka qenë e hapur përpara, prandaj, them më merret më mirë një shishe e pahapur sesa gota të hapura.

Cenko, shpjegon edhe disa sekrete të cilat duhet të na vetdijësojnë për të dalluar një zgjedhje cilësore të një vere të freskët në temperaturat që i takojnë asaj.

Them se janë minimizuar mashtrimet me verat, por duhet të jemi të kujdesshëm në zgjedhje. Zgjidhja dhe zgjedhja, kanë një lloj çështje që nuk duhet të ja lejmë gjithmonë në pjesën ë zgjedhjet kamerierit se është çështja e besimit te ai që na e zgjedh.

Ne si klient duhet të shkojmë te frigoriferi dhe të shohim nëse kjo verë e kuqe mbahet te frigorifer adekuat.

Ka raste që në restorantet e jugut ku temperatura është 40 gradë, vera rri në ambientet në restorante që tashmë struktura e saj ka ndryshuar 20 here, 40 herë, varët se sa kohë ka qëndruar. Prandaj, temperatura për të mbajtur një verë të kuqe dhe të bardhë duhet në vende të posaçme, janë frigoriferë e ndarë.

Somelierja tregon edhe si abuzohet me alkoolin kur nuk ke bërë shkallët e duhur gjatë konsumimit të saj.

Koka nuk të dhemb se ti ndërron alkoolin, koka të dhemb se ti nuk ke pirë alkool të mirë, ti ke ndryshuar nga niveli i gradës alkoolike nga më e larta ke shkuar të më e ulta, shkohet nga më e ulëta tek më e larta.

Fillohet me një birrë, më një proseko, kalohet te një verë e bardhë dhe duke u rritur niveli i alkoolit jo duke pirë verën pastaj e ul.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy