Hakerat e “Dark Side” kanë vjedhur të dhëna nga dega franceze e korporatës japoneze Toshiba. Lajmin e konfirmoi kompania e sigurisë kibernetike Mitsui Bussan Secure Directions.
Sipas korporatës japoneze grupi i ka njoftuar se ka vjedhur 740 gigabajt të dhëna nga Toshiba, përfshirë informacionin mbi menaxhimin, bizneset e reja dhe të dhënat personale.
Ndërkohë më 7 Maj, Colonial Pipeline, një nga ofruesit më të mëdhenj të karburantit në SHBA, ndaloi së funksionuari pas një sulmi kibernetik nga “Dark Side”. Sipas Bloomberg, kompania u detyrua të paguajë hakerat me 5 milionë dollarë në kriptomonedha në mënyrë që të fillonte sërish punën. Ndërhyrja e “Dark Side” në këtë kompani shkaktoi mungesa të karburantit në Bregun Lindor.
Të enjten, grupi tha se kishte vjedhur të dhënat edhe të katër kompanive të tjera, ndërsa dha detajet në faqen e saj të internetit. Kompanitë e vjedhura ishin kompania italiane Valvitalia, ofruesit e shërbimit të helikopterëve francezë Heli-Union, firma e materialeve të ndërtimit amerikane Irving Materials dhe kompania amerikane All American Asphalt.
Grupi “Dark Side” që besohet të jetë vendosur në Rusi, tha në një deklaratë se nuk kishte asnjë motiv gjeopolitik dhe nuk ishte i punësuar nga asnjë qeveri. Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha në një mënyrë të vendosur se Rusia nuk kishte të bënte me këto sulme.



