670 mijë tonë naftë kontrabandë/ Murrizi: Kapje e porositur. Autoritetet e kanë emrin e pritësit, por s’kanë këllqe të nxjerrin (VIDEO)

670 mijë tonë naftë kontrabandë/ Murrizi: Kapje e porositur. Autoritetet e kanë emrin e pritësit, por s’kanë këllqe të nxjerrin (VIDEO)

Ish-deputeti i PD Myslim Murrizi e konsideroi një “kapje të porositur” atë të afro 670 mijë tonë naftë që erdhi kontrabandë në Porto Romano. Murrizi theksoi se zhdoganimi në Shqipëri është shumë më i vogël se sa konsumi real, çka sipas tij tregon kontrabandën. Ai mendon që autoritetet e kanë emrin e pritësit të naftës, por s’kanë këllqe të nxjerrin. 

Si kapje me porosi do ta quaja, ose kapje e porositur. Si duket kjo ngarkesë është jashtë oligarkisë, dhe dikujt i ka prishur punë, që policia e ka gjurmuar dhe e ka kapur për 2 ditë rresht, aq naftë sa nuk e ka kapur prej 15 vitesh. Ju ftoj miqësisht ju dhe çdo media, që të investigojë duke i dërguar shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sa është sasia e zhdoganuar në Shqipëri. Shqipëria numëron rreth 900 mijë automjete të cilat gjatë një viti minimalisht duan 700-800 mijë ton. Pyesni Doganat se sa zhdoganohet. Unë besoj se zhdoganimi është shumë më i vogël në sasi se sa konsumi real. E njëjta gjë me mallrat e akcizës.

Mendoj që është goditje e porositur, sepse nafta s’ka qenë pjesë e shtratit qeveri-biznes. Kontrabanda pa autorë, meqë policia s’e bën publike porositësin, s’është kontrabandë në hava. Edhe makinat kur vijnë, kur niset e vjedhura për kontrabandë, është e përcaktuar kush do ta blejë në Durrës, sepse ai 5 lekë do t’i japë. Ku do t’i shisnin kontrabandë këto 800 mijë tonë naftë? Shqipëria ka 3-4 veta që merren me naftë. Policia duhet të na thojë kush ishte pritësi. Emrat i dinë shqiptarët, ke një Kastrati, Alpeti ka falimentu, ke Eldën, Gegën. Nuk mund të vijë batjava 800 mijë tonë naftë pa patur blerës nga pas. Unë mendoj që autoritetet e kanë emrin, por s’kanë këllqe ta nxjerrin.

Niveli i punëtorëve të anijes është shumë ordiner për ta paraqitur si sukses të aksionit. Janë prishur pazaret mes atyre që e kanë bërë rrugë atë punë, por me sa duket ngarkesa e fundit ka dalë nga rreshti. Nafta mbahet në rezervat e atyre që kanë depozitat e naftës. Kam ngritur dyshime për transportin që bën Bankersi drejt Vlorës. Në 20 vite u ka grabitur shqiptarëve 10 miliard euro, pa paguar asnjë cent tatim-fitimi. S’kam parë asnjë të reagojë ndaj kësaj kompanie kineze”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy