Rregullat për t’u pajisur me armë zjarri duhet të jenë më të forta. Referuar rasteve të shumta të vrasjeve, plagosjeve dhe vetëplagosjeve, juristët thonë se një nga kriteret që duhet mbajtur parasysh nga autoritetet është edhe gjendja psikologjike e çdo individi që kërkon të pajiset me një armë zjarri.



