Kallëzimi i Fredi Belerit, Jorgo Goro paraqitet në SPAK (VIDEO)

Kallëzimi i Fredi Belerit, Jorgo Goro paraqitet në SPAK (VIDEO)

SPAK ka rithirrur sot kryebashkiakun në detyrë të bashkisë së Himarës Jorgo Goro. 

Ky i fundit paraqitet në Prokurorinë e Posaçme pas kallëzimit të Fredi Belerit. 

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

Është e 11-ta herë që z.Goro paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Mcn Live ka mësuar që është në kuadër të një fletë-thirrje si një person në hetim dhe për të dhënë deklarime dhe ballafaqim në lidhje me provat që ka gjetur SPAK. Është kallëzimi i kryetarit të zgjedhur të bashkisë Fredi Belerit për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh pronësie dhe korrupsion aktiv e pasiv të zyrtarëve të zgjedhur. Kallëzimi i Belerit ka sjellë sekuestrimin e 5050 metra tokë sipërfaqe ndërtimore, në një kontratë investitori strategjik që qeveria shqiptare i ka dhënë Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçka. Teksa Goro la ambientet e SPAK Mcn Live e pyeti përse ishe në SPAK, ‘do të vij sërish’ ishte përgjigjja e tij”.

Kujtojmë që Goro humbi zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Himarës, por ai vijon të jetë në detyrë për shkak se rivali i tij fitues, Fred Beleri, është arrestuar dhe po hetohet për korrupsion zgjedhor.

Jorgo Goro u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të vitit 2011.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy