
Gjenden 30 granata difensive në fshatin Ballë Njësia Administrative Ballaban, bashkia Këlcyrë. Rrethohet nga policia vendi i zbulimit të granatave të cilat janë zbuluar nga punonjësit e Rruga Urës teksa ishin duke ndërtuar një rrugë në këtë fshat. Policia ka vepruar menjëherë duke rrethuar vendin dhe krijuar diametrin për të mos u afruar njeri. Vendi ku janë gjetur granatat është afër një banese. Pritet që të vijnë forcat xheniere në vendngjarje për të proceduar më tej. Njoftimi i policisë Paraditen e sotme, në fshatin Ballë, Përmet, shtetasi A. K., 50 vjeç, duke kryer punime ndërtimi, në afërsi të banesës së tij, ka konstatuar rreth 30 granata, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar forcat xheniere, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.



