Situatë apokaliptike nga zjarri në Athinë, 74 të vdekur e qindra të plagosur(VIDEO)

Situatë apokaliptike nga zjarri në Athinë, 74 të vdekur e qindra të plagosur(VIDEO)

Kryqyteti grek Athina është në gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të vatrave të mëdha të zjarrit që kanë përfshirë të gjithë perfierinë.

Zyrtarisht janë konfirmuar rreth 74 të vdekur e të paktën 160 të plagosur, mes të cilëve edhe shumë fëmijë, më i vogli 6 muajsh.

Raportimi më i rëndë vjen nga zona Mati ku u gjet dhe numri më i lartë i viktimave. Bëhet fjalë për 26 trupa të pajetë që janë gjetur të përqafuar me njëri tjetrin në një prej rrugëve të zonës.

Sipas dëshmive nga banorë thuhet se ata kishin tentuar të largoheshin në drejtim të detit, por flakët dhe tymi kanë bërë që të humbisnin drejtimin.

Ndërkaq shumë trupa të pajetë janë gjetur brenda makinave, cka dëshmon se banorët kanë tentuar të largohen, por janë izoluar nga flakët vdekjeprurëse, e shumë të tjerë janë gjetur në det.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy