
Hiqet me vinçit nga gremina pranë aeroportit, avioni që doli jashtë piste më 13 janar. Aeroplani i pasagjerëve në linjën Ankara-Trabzon doli nga pista dhe përfundoi në një zonë shkëmbore në bregun e Detit të Zi. Në aksident nuk pati të lënduar dhe të gjithë 162 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u evakuuan me sukses nga avioni.
Pasi u pezulluan fluturimet në aeroport, autoritetet me ndihmën e dy vinçave të peshëmbajtjes prej 500 dhe 300 tonë, arritën me sukses të tërheqin avionin nga gremina.
Ekipet e shpëtimit me gjithsej 150 anëtarë punuan 11 orë për të tërhequr avionin. Aeroplani aktualisht është në vend të sigurt dhe ekipet kanë filluar të evakuojnë bagazhin që do t’u dorëzohet pronarëve, raporton AA . Aksioni i tërheqjes është ndjekur nga një numër ekipesh zjarrfikëse, emergjente dhe policore, por edhe nga një numër i madh i qytetarëve të cilët me orë ndoqën ngjarjen.



