“Emrat”, Stiv Ushe dhe Juliana Nikolli sjellin bashkëpunimin e tyre të parë

“Emrat”, Stiv Ushe dhe Juliana Nikolli sjellin bashkëpunimin e tyre të parë

Këngëtarët Stiv Ushe dhe Juliana Nikolli të ftuar në “Zgjohu me MCN” kanë folur për publikimin e këngës së tyre më të re ‘Emrat’.

Ata tregojnë se bashkëpunimi ka ardhur pasi të dy kanë një mik të përbashkët që është dhe producenti i këngës.

Juliana shprehet se ëhstë e hapur për bashkëpunime të tilla, por që aktualisht është duke u marrë me projektet të saj në italiasht ku pritete që brenda një muaj të dalë dhe kënga e radhës.

Bashkëpunimi, ne në fakt kemi një shok të përbashkët, Aleksin që është producenti i këngës, dhe ai më ka shkruajtur për këtë projekt kur një fundjavë isha duke ardhur për në Shqipëri. Pasi dëgjova këngën më pëlqeu dhe punuam në studio. Stivin e kam pas njohur dhe më parë se të bënin bashkëpunimin dhe e pëlqeja se ai ka zë shumë të bukur dhe po ashtu dhe talent. Nuk kam menduar aktualisht për të kënduar në shqip, por jam duke punuar për një projekt timin në italisht dhe pritet të dalë kënga e radhës për një muaj, por jam e hapur për të tilla bashkëpunime si ky me Stiv.

Nga ana e tij Stiv tregoi Juli ka bërë goxha materiale, por kjo ishte kënga e parë që debutoi në shqip dhe pasi nisën xhirimet në studio procesi ishte shumë i bukur gjithçka shkoi shumë mirë.

Xhairimet u realizuan në një tokë afër patokut. Halla Julit ka ndërtuar një ambient atje shumë natyral dhe kishte pamje të ndryshme natyrore, vend me pemë, fushë, pak si kënetë dhe që në fillim e kisha menduar se këtij klipi i shkon pak emocion natyre. Shkuam aty na pëlqeu dhe xhiruam. Xhirimet kanë shkuar shumë mirë.

I pyetur pse ‘emrat’ titulli këngëve, Stiv shprehet se titulli erdhi si pasojë e tekstit, emrat për ata që janë të dashuruar, që kanë qenë të dashuruar.

Teksti është bërë nga unë bashkë me Julin. Mënyra se si shkopi e gjithë situata dhe klipi na ngjiti bashkëpunimi dhe unë e konsideroj Julianën si shoqen time dhe patjetër që mund të kemi dhe bashkëpunime të tjera. Juli do ishte gjynah që të mos jetë pjesë e projekteve shqiptare. Në planet e mia afatgjata kam një projekt që dua ta hedh në verë, por të presim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy