Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Ambasada Amerikane në Tiranë kërkon më shumë punë se fjalë.
Në një postim në rrjetet sociale, SHBA nxisin autoritetet të shfrytëzojnë mekanzimat për kontrollin e korrupsionit.
"9 dhjetori është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit! Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë dhe kjo është arsyeja përse janë dhuruesi më i madh i mekanizmave kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit, për t’u siguruar që vendet i përmbushin detyrimet e tyre", thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA.



