Evi Kokalari e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se janë dy mënyra për të “çmontuar” Partinë Socialiste. Ajo u shpreh se mënyra e parë është bisedimi me Edi Ramën, pasi kjo gjë i vlen edhe atij. Sipas saj Rama e ka lënë veten shumë të ekspozuar dhe një mandat i katërt do sillte revoltë qytetare. “Një nga mënyrat është të ulesh dhe të flasësh me Edi Ramën. Ai nëse do me vetëdije të plotë të kalojë në mandatin e 4-të është një problem sepse do e dëmtojë atë shumë dhe nuk besoj se ata të PS-së do e duan që ai të jetë dhe në një mandat tjetër. Ata e kuptojnë që nëse Rama merr mandatin e 4-të këtu mund të ketë një revolucion dhe PS nuk vjen në pushtet për një kohë shumë të gjatë. Dy mënyra janë këto janë me ndihmën e të huajve në Europë dhe Amerikë ose të ulesh dhe të flasësh me Ramës sepse ai budalla nuk është. Edi Rama e ka lënë veten shumë të ekspozuar me shumë gjëra dhe Departamenti Shtetit e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur.”, u shpreh Kokalari.



