Gazetarja që i kushtoi martesën Boris Johnson-it/ Letra: Mediat po fusin hundët në çështje private

Gazetarja që i kushtoi martesën Boris Johnson-it/ Letra: Mediat po fusin hundët në çështje private

Një grup grash britanike, aktive në skenën publike dhe me orientime politike të të gjitha kaheve, janë bërë bashkë në mbrojtje të Carrie Symonds, gazetarja 30-vjeçare që shumë media e kanë përshkruar si shkaktarja e divorcit të ish-ministrit të Jashtëm, Boris Johnson.

“Mjaft me thashetheme dhe mbi të gjitha jepini fund seksizmit”, thonë në një letër gratë britanike, mes të cilave ka edhe kundështare politike të vetë Johnsonit.

Sipas mediave britanike, ish-ministri i Jashtëm, që disa vite më parë ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Bashkisë së Londrës, është detyruar të largohet nga shtëpia, pasi e shoqja zbuloi tradhtinë e tij të radhës. Johnson është i martuar me Marina Wheeler, 25 vjet më parë.

Publikimi i kësaj historie në media i kushtoi gazetares Symonds vendin e punës si shefe e komunikimit me mediat për partinë e kryeministres May.

Në letër ngrihet shqetësimi i hyrjes së medias në çështje private të gazetares, duke trajtuar kështu një temë që nuk përbën interes publik.

“Janë përdorur insinuata dhe foto të bëra 10 vjet më parë, pa pasur as nevojë dhe as interes publik”, thuhet në letrën e “koalicionit” të grave britanike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy