Dy persona, të identifikuar si Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, burrë e grua dhe ish-të përndjekur politik, janë ngjitur majë vinçit mëngjesin e sotëm tek Pallati i Kulturës duke kërcënuar për vetëvrasje. Në një moment ata duket se ndryshuan mendim dhe filluan të zbrisnin duke pranuar negociatat e policisë, por më pas filluan të ngjiteshin sërish, duek i thënë policisë se "ju kështu thoni gjithmonë".
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje e po përpiqen që të negociojnë, burrë e grua kërkojnë që në vendngjarje të shkojë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj



