Ish-presidenti amerikan Donald Trump mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një takimi që po zhvillonte në Pensilvani.

Një spektator humbi jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.
Autori i dyshuar i sulmit, Thomas Matthew Crooks u vra.
Vetëm pak pas ngjarjes ish presidenti reagoi përmes mediave sociale duke thënë se plumbi i kishte prekur veshin e tij duke i shkaktuar gjakderdhje.
E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte që kur dëgjova një zhurmë që më pas u pasua nga të shtënat dhe më pas ndjeva plumbin tek më përshkoi lëkurën. Kisha shumë gjakderdhje, atëherë e kuptova se çfarë po ndodhte.
Ngjarja po hetohet si atentat, sipas njoftimeve të mediave.
FBI ka konfirmuar se të shtënat në shënjestër të ish-presidentit amerikan Donald Trump të shtunën ishin një "tentativë për vrasje".
“Sonte ne ishim dëshmitarë të asaj që ne e quajmë një atentat kundër ish-presidentit tonë Donald Trump ”, tha zyrtari i FBI-së Kevin Rojek në një konferencë për shtyp.



