Marshim-protestë para Kryeministrisë/ Thirrje për kushte në punë dhe rritje të pagës minimale  

Marshim-protestë para Kryeministrisë/ Thirrje për kushte në punë dhe rritje të pagës minimale  

Një marshim-protestë i organizuar nga Organizata Politike u zhvillua sot nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve aktivistët dhe qytetarët bën thirrje për kushte më të mira pune dhe rritje të pagës minimale në  430 mijë lekë.  Aktivistët mbanin në duar banderolat: “Punë, pagë, perspektivë”, duke brohoritur: “Punëtorët e bashkuar, kanë për të fituar”.

Në fjalën e mbajtur pedagogu dhe aktivisti Arlind Qori tha:

Një punëtore në fasoneri që të marrë pagën minimale duhet të punojë 6 ditë në javë. Një minator hyn në galeri dhe lutet që kjo të mos jetë dita e fundit e jetës së tij dhe merr 400 mijë lekë, ndërsa oligarku bëhet miliarder. Një djalë apo vajzë e re paguhet 150 apo 200 mijë lekë në muaj, ndërsa qiraja në Tiranë është bërë më e lartë se paga mujore. Si ia bëjnë ata të mbijetojnë?!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy