Temperaturat pësojnë ulje, parashikimi i motit për sot

Temperaturat pësojnë ulje, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe të lartë mbizotërojë motin në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës, ku më të konsiderueshme reshjet do jenë në veri dhe qendër duke bërë që herë pas here reshjet të jenë në formë rrebeshi.

Pasditja dhe kryesisht mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që të ketë intervale me kthjellime. Edhe nata vijon në zonat malore me prezencë të pakët të reshjeve të dëborës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë rritur gjatë mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga 3°C deri në 15 °C.

Era do të fryjë mbetet e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë deri në 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Veriu dhe pjesërisht Europa Qendrore mbreten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme atmosferike duke kushtëzuar temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.

Po ashtu në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut paraqitet situata e motit Europën Juglindore. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotërojnë gadishullin Iberik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy