
Presidenti Donald Trump shprehu mbështetje të fortë për kandidatin e tij për Gjykatën e lartë, Brett Kavanaugh, pavarësisht nga një akuzë e re për sjellje të papërshtatshme seksuale kundër tij.
Duke folur në Nju Jork, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shefi i Shtëpisë së Bardhë, tha se akuzat ndaj Kavanaugh janë “krejtësisht politike”.
Trump tha se Brett Kavanaugh është "i jashtëzakonshëm", duke shtuar se unë jam me të.
“Ka gjasa që kjo të jetë padrejtësia më e madhe që i ndodh një kandidati për çfarëdolloj gjëje. Unë e mbështes plotësisht”, u përgjigj Trump.
"Ka një shans që kjo të jetë një nga gjërat më të padrejta që t'i ndodhi një kandidati", tha ai.
Reagimet e Trump erdhën pasi një akuzë e re erdhi nga një tjetër grua e cila tha se Kavanaugh u shfaq me pjesët intime të ekspozuara në një party në konvikt në Universitetin Yale, në vitin akademik1983-1984. 53-vjeçarja Deborah Ramirez e përshkroi incidentin në një intervistë pasi u kontaktua nga revista dhe tha se zoti Kavanaugh e kishte detyruar ta prekte në pjesët intime pa dëshirën e saj ndërsa ajo e shtynte.
Ndërkohë një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, sugjeroi se akuzat ishin politike.
"Po fillon të ndjehet si një konspiracion i madh i krahut të majtë", tha Kellyanne Conway të hënën.
Fraza e saj i bëri jehonë paraqitjes së vitit 1998 të Hillary Clinton për pretendimet ndaj burrit të saj, presidentit Bill Clinton, si një "konspiracion i madh i krahut të djathtë".
Edhe Christine Blasey Ford që e ka akuzuar e para Kavanaugh për një sulm seksual në vitin 1982 ka rënë dakord të dëshmojë para Komisionit Juridik të enjten në mëngjes.
Detajet për kushtet në të cilat ajo do të dëshmojë janë ende në diskutim e sipër.
Por BBC shkruan se disa republikanë, përfshirë presidentin Trump, e kanë akuzuar atë dhe politikanët demokratë për qëllimin e përpjekjes për të vonuar dhe për të penguar konfirmimin e gjyqtarit në krye të gjykatës së supreme duke përdorur akuzat.



