Parlamenti i Katalonjës ka votuar për të mbajtur një referendum të pavarësisë më 1 tetor, në kundërshtim me qeverinë qendrore të Spanjës. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, është zotuar të përdorë forcën e plotë të ligjit për të ndaluar referendumin që ai thotë është i paligjshëm.



