Nis shembja e banesave në Shkozë, banorët përplasen me policinë (VIDEO)

Nis shembja e banesave në Shkozë, banorët përplasen me policinë (VIDEO)

Nis shembja e banesave në Shkozë.

Pas përplasjes së banorëve me policinë mëngjesin e sotëm, ka nisur shembja e banesave.

Aksioni i inspektorëve ndërtimorë për prishjen e disa banesave ka hasur në rezistencën e banorëve të zonës, të cilët pretendojnë se katër prej tyre janë të legalizuara dhe njëra në proces legalizimi.

Banorët i kanë kërkuar policisë vendimin për prishjen e shtëpive të tyre, por nuk kanë marrë një të tillë.

Dy prej banorëve janë shoqëruar në komisariat.

Në zonë mbërritën edhe punonjës të OSHEE-së, të cilët kanë bërë ndërprerjen e energjisë elektrike për t’i hapur rrugë prishjes së shtëpive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy