Bllokada në Itali për buxhetin e 2026/ Pregu: Punëtorët deklarojnë se modifikimet e përkeqësojnë situatën e tyre

Bllokada në Itali për buxhetin e 2026/ Pregu: Punëtorët deklarojnë se modifikimet e përkeqësojnë situatën e tyre

Italia po përballet me një grevë të përgjithshme të thirrur nga sindikata, e cila ka përfshirë sektorë kyç publikë dhe privatë. Transporti hekurudhor, ai urban, shkollat, shëndetësia, autostradat dhe shërbimet portuale janë ndër më të prekura nga ndalesat që zgjasin gjatë gjithë ditës së punës. 

 

Avokatja Eva Pregu tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se qytetarët janë kundër ligjit për buxhetin 2026 pasi përkeqësohet situata e punëtorëve dhe pensioneve. 

 

Kjo grevë është një grevë nga sindikatat në Itali. Sekretari i Përgjithshëm, Landini ka përmbledhur dhe ka thirrur këtë grevë që punëtorët e shërbimeve publike dhe private të ngrihen kundër manovrës së ligjit të bilancit për 2026. Ai mendon se ka mungesa dhe modifikime që e përkeqësojnë situatën e punëtorëve dhe pensioneve për qytetarët 

Një pjesë e shkollave kanë qenë të mbyllur. Edhe autobusët dhe trenat kanë punuar në orare të caktuara. Një pjesë e madhe qytetarësh kanë marrë pjesë në grevë. Shkollat dhe shërbimet e transportit janë të përfshira. Nuk jam në dijeni për shërbimet e shëndetit. Është kërkuar një takim me qeverinë.

Qytetarët nuk duan që mosha e pensionit të rritet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy