Rama: Mosintegrimi i Ballkanit Perëndimor, si të jetosh me një veshkë në xhep

Rama: Mosintegrimi i Ballkanit Perëndimor, si të jetosh me një veshkë në xhep

Kryeministri Edi Rama e sheh mosintegrimin e Ballkanit Perëndimor në BE si një burim potencial problemesh. Në një intervistë për Euronews,  Rama shprehet se Europa duhet të veprojë në interes të politikave të saj gjeostrategjike.

Shpresoj që në fund, arsyeja të mbizotërojë për logjikën e saj të bazuar mirë gjeostrategjike. Bashkimi Evropian nuk mund ta trajtojë Ballkanin Perëndimor si një zonë larg interesave të veta. Përkundrazi ... për arsye sigurie, BE-ja duhet ta integrojë Ballkanin. A mund të jetosh me një veshkë në xhep? Është e pamundur. Është burim potencial problemesh”, shprehet ai.

Franca e ka arsyetuar kundërshtimin e saj me nevojën për të reformuar funksionimin e BE-së përpara se të hapet për anëtarët e rinj. Sipas disave, Macron ka vepruar kështu edhe për arsye të emigracionit, por Rama nuk e pranon këtë pretendim.

Nuk jam dakord për çështjen e kërkesave për azil. Nuk ka bazë ligjore. Ç’do të thotë kjo?”, shprehet Rama.

Megjithatë i jep të drejtë presidentit francez, i cili është shprehur se nuk do të mund t’ua shpjegonte qytetarëve të vendit të vet vendimin për hapjen e negociatave vendeve si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.  

“Po, unë pranoj përgjegjësinë personale të dikujt që ka jetuar në Francë për kaq shumë kohë, dhe e di që nuk mund të ndryshoj mentalitetin e francezëve”, shprehet Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy