Ngjarjet në Kamzë/ Karamuço: Alarm, rikthimi i tritolit. Tri opsionet për të cilat ka informacion Policia (VIDEO)

Ngjarjet në Kamzë/ Karamuço: Alarm, rikthimi i tritolit. Tri opsionet për të cilat ka informacion Policia (VIDEO)

Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço, analizoi në MCN Live dy ngjarjet e ndodhura në Kamëz, ku u qëllua me armë në drejtim të një biznesi dhe u vendos tritol në një automjet. Karamuço tha se aktualisht Policia ka informacione për tri opsione si përgatiten lëndët eksplozive.

Alarmi më i madh është që është rikthyer tritoli. Si duket tani ka një treg kriminal që do t’i lajë hesapet me eksploziv. Janë ngjarje që nuk mund të zbulohen kollaj. Nëse nuk ke pamje filmike, e ke të pamundur, sepse eksplozivi nuk lë gjurmë. Tritoli është një lëndë që do një lloj përgatitje, një lloj njohurie, sepse edhe ai që mund t’i modifikojë rrezikon jetën. Vlora, Kamza, Mamurrasi, Laçi deri në Lezhë, ose marrin eksploziv nga guroret, ose nëpërmjet rezervave që janë vjedhur që në 97’, por nuk mendoj që janë të pranishme dhe ruajnë atë efekt që kanë pasur atë kohë. Aktualisht Policia ka informacion për tre opsione, ose përgatiten nga ish-funksionarë të xhenios në ushtri, ose janë trajnuar jashtë, ose shikohen në video në internet. Vendosen natën sepse autorët kalkulojnë rrezikun që mund të kthehen në akte terroriste. Edhe gjatë natës persona kanë humbur jetën, ose janë gjymtuar kalimtarë të rastit. Edhe në SHBA që janë pararojë të formave të reja të hetimit, ngjarjet me eksploziv janë të vështira për t’u zbuluar. Por ata kanë metoda të vëzhgimit, të survejancës. Ne merrmi me viktimën. Kjo taktikë është e vjetruar, ka aparate dhe teknologji të përparuar që gjen në kohë reale eksplozivin, ku mund të arrijmë në përfundimin ku është blerë nga ka ardhur. Në ekspertime këto nxirën pas një muaji, ku autorët janë larguar. Në Vlorë ka nga viti 2012, 62 ngjarje me tritol. Në momentin që do kemi reagim të fortë të organeve ligjzbatuese për t’i zbuluar, do zvogëlohen”.

Karamuço tha se rrethinat janë logjistikë e mirë për të kryer krime, ndërsa e konsideroi Kamzën një zonë të nxehtë.

Kamza në përgjithësi është një zonë e nxehtë. Është zonë e kuqe, sepse aty ka disa banda që vijojnë aktivitetin me vjedhje, me gjobvënie dhe kontraktohen nga persona që duan të mbyllin hesape me rivalë. Kamza është zona më e lehtë për të humbur gjurmët. Ka lagje pa fund, në disa prej tyre s’ka adresa. Në disa raste policia është detyruar të ngrejë edhe dronë. Personat humbin gjurmët, kanë qendrat ku lënë armët. Rrethinat janë një logjistikë e mirë për të kryer krime në qytet.  Ngjarjet me tritol janë konsideruar një paradhomë e ngjarjeve të tjera kriminale. Personazhet bëhen target edhe për t’u vrarë”.

Eksperti foli për dy kategori të lëndëve plasëse, ato me telekomandë dhe ato me fitil, që bëhen në vendin tonë.

Ka dy kategori. Nëse janë me telekomandë, kemi linja nga Mali i Zi, që ndërtohen ose në mënyrë artizanale ose ushtarake. Problem janë lidhjet e grupeve mes tyre. Nëse janë me fitil do të thotë që bëhen këtu, dhe lëndën e parë e marrin nga guroret. Kjo duhet hetuar. Nëse do të detyrohen që pikat e serviseve të mbajnë kamera do ta kenë të vështirë për të qarkulluar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy