Grabitën 180 mijë euro, kapen në Itali 4 shqiptarët

Grabitën 180 mijë euro, kapen në Itali 4 shqiptarët

Një grup shumëkombësh kriminal ne fushen e grabitjeve është goditur nga policia italiane. Grupi i cili kishte ne përbërje nga tre shqiptarë nga Kosova, një maqedonas, një marokene si dhe një shqiptar i arrestuar më herët, akuzohen për të paktën 40 grabitje.

Krimet e tyre, grupi i ka kryer mes muajit shkurt dhe qershor të këtij viti në disa qytete, si në Veneto, Lombardia (Brescia) dhe në veçanti, në Trentino dhe Emilia-Romagna.

Operacioni për arrestimin e tyre u quajt “Las Vefas” dhe kishte si shtysë dy vjedhje të ndodhura në Peschiera del Garda.

Banda vepronte me kujdes dhe i kryente krimet e saj në zona të braktisura ose pas inspektimeve të policisë. Vjedhjet e kryera kapin shifrën totale prej 180 mijë eurosh.

Për të kryer grabitjet e tyre, ata thyenin dyert ose dritaret dhe merrnin me shpejtësi paratë brenda makinave të lojërave të fatit përpara se të binte sistemi i alarmit, për t’u larguar me shpejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy